Një grua 68-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi duke ushqyer shpendët ka rënë në një gropë me serë. Lajmin e bën me dije policia e Fierit, duke njoftuar se gruaja ka ndërruar jetë në vend.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.