Shpërthim me tritol pranë parukerisë në Krujë, policia zbardh detajet

0
335

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës.Mësohet se personi inicialet L.C., është arrestuar pasi dyshohet se është personi që një ditë më parë vuri lëndë shpërthyese në ambjentet e një parukerie.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Nikël.

Njoftimi i policisë:

 Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton në pak orë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë ku në një biznes u vendos lëndë plasëse.

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, duke identifikuar dhe arrestuar shtetasin:

• L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here