Flet për herë të parë familja spanjolle që u rrah nga pronari i lokalit në Porto Palermo

0
385

Në foton e mëposhtme është familja e turistëve që u sulmuan nga pronari i një lokali në Porto Palermo.

Familja spanjolle siç u raportua kanë komentuar negativisht ushqimin që u është shërbyer.Pronari i lokalit, një burrë shqiptar, i pakënaqur dhe tepër i acaruar nga komentet e turistëve, fillimisht, pas sherrit me klientët, i ka përzënë ata nga lokali i tij.

Më tej ai ka hipur mbi automjetin me të cilin udhëtonin spanjollët dhe ka thyer xhamat e tyre. Mbi makinë janë gjetur njolla gjaku.

Me familjarët udhëtonte edhe një fëmijë, i cili ka parë dhe përjetuar gjithë skenën.Ditën e djeshme, familja spanjolle, tashmë më e qetë, ka folur për mediat shqiptare. Edhe pse kanë kaluar një episod aspak të këndshëm, ata kanë pohuar se një person i vetëm nuk përfaqëson gjithë shtetin shqiptar.

Pas sulmit të turistëve, pronari i lokalit u shoqërua në komisariat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here