Trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje/ Arrestohen 3 persona në Vlorë, midis tyre edhe një shtetas italian

0
324

Mëngjesin e sotëm policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Personat e arrestuar akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.

Sipas Policisë, një prej të arrestuarve ka tentuar të fusë në burg të fshehur në shollën e atleteve sportive një sasi droge, për një të burgosur, të dënuar për vjedhje.

Ndërkaq, Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim me inicialet F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.

Pas një operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi italian C.G., 31 vjeç, banues në Napoli, Itali.

Arrestimi i tij u bë pasi i riu është kapur duke udhëtuar me një automjet, i cili dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here