Shtyrja e betimit të Valdrin Pjetrit pas skandalit të dënimit, deputeti gjen menjëherë zëvendësuesin e tij: Ja kush do vihet në krye të Bashkisë së Shkodrës!

0
329

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës akoma nuk është rrëzuar nga Ligji i Dekriminalizimit, gjë e cila do t’i bënte nul zgjedhjet në Shkodër, ndërkohë kanë filluar aludimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Ka qenë deputeti Lefter Maliqi ai që e ka bërë propozimin. Me anë të një postimi në Facebook, Maliqi me ironi propozon që Pjetri të zëvendësohet nga vetë kryeministri Edi Rama.

‘Dhe me Ramën me tre funksione si kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kryebashkiaku i Shkodrës e sigurt që në 18 tetor hapen negociatat për në BE’’, shkruan me ironi Maliqi.

Postimi i plotë:

Une mendoj qe Rama te komandohet Kryebashkiak ne Shkoder mqse pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit mikun e tij Valdrinin e kap dekreminalizimi.Rames i pershtatet te jete dhe Kryebashkiak mqse pas zgjedhjeve moniste perfaqeson shumicen e shqiptareve si p.sh ne Shkoder perfaqeson 8% te votuesve! Por kostituimin e keshillit bashkiak monist dhe betimin ta beje ne prani te mikut te tij Vuçic.

Mendoj qe Presidenti te ruaj qetesin dhe te kete besim mos te shpall date tjeter zgjedhjesh ne Shkoder se Rama Kryeminister,minister i jashtem dhe kryebashkiak ne Shkoder i bene shume mire detyrat,vendi po lulezon si ne qeverisjen qendrore si ne qeverisjen vendore dhe ne ate diplomatike ku me Ramen me keto 3 funksione e sigurt qe ne 18 tetor hapen negociatat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here