Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është komentuar që në daljen e saj të parë në ekran. Tipi i saj dhe pamja morën vëmendjen e të gjithëve dhe e bën Einxhelin të komentohet shumë në media.
Sezonin e kaluar ajo pas një periudhe të gjatë u rikthye në ekran ku dhe prezantoi në spektaklin “E diell”. Einxheli është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe njëri prej tyre e ka pyetur se nga kush ngjan që është kaq yll.
“E mora nga ime më”, ka shkruar Einxhel teksa ka publikuar një foto të nënës së saj kur ajo ka qenë e re, ku shihet se ka qenë mjaft simpatike.