Para pak ditësh duke marrë shkas nga një foto që postoi moderatorja e njohur Arbana Osmani në një drekë familjare me Ardit Gjebrean, shumë portale online aluduan se do të jetë prezantuesja e spektaklit “Kënga Magjike”. Duket që kjo është hedhur poshtë me postimin e fundit të bërë nga moderatori Gjebrea.
Vetëm pas pak javësh nis sezoni televiziv në ekranet shqiptare, e po ashtu edhe programi “E diela Shqiptare” do të nisë sezonin e ri. Siç tashmë është bërë traditë, në tre mujorin e parë të programit të së dielës në Tv Klan, një nga rubrikat e maratonës së transmetimit, i kushtohet spektaklit “Kënga Magjike”, ku artistët prezantojnë këngët e tyre.
Por siç e dimë Ardit Gjebrea çdo vit fton një, dy apo disa shoqërues për të qenë bashkëprezantues në spektakël, e duket se edhe për edicionin e 21-të zgjedhja është bërë.

Adrola Dushi është zgjedhja e Gjebreas për të prezantuar Kënga Magjike 2019, e duket se tashmë marrëveshja është finalizuar.
Ka qenë vetë producenti Gjebrea që na ka njohur me lajmin ku nëpërmjet një foto ku duket së bashku me modelen Dushi, ai shkruan:
