Google search engine
Home Politike ‘Kamza tani ka një mori problemesh’, Rakip Suli ngre padi ndaj Xhelal...

‘Kamza tani ka një mori problemesh’, Rakip Suli ngre padi ndaj Xhelal Mziut (Arsyeja)

0
418

Kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli do të padisë paraardhësin e tij Xhelal Mziun dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për dhënien e paligjshme të një leje ndërtimi brenda Parkut Kombëtar të Paskuqanit.

Suli denoncoi shkeljet ligjore të bëra nga ish-kryebashkiaku Mziu duke argumentuar se nuk mund të ndërtohet në një terren që ka statusin e ‘’Parkut Kombëtar’’.

‘’Kamza tani ka një mori problemesh, por do ti rendisim sipas problematikave dhe nga ato më emergjentet. Ish-kryebashkiaku ka dhënë një leje ndërtimi me datë 29.07.2019. Në bazë të një vendimi të nxjerrë në vitin 2013, e gjithë kjo pjesë është planifikuar për Park Kombëtar. Është menduar që kjo zonë të ishte një Park Kombëtar. Dhe mendohet se edhe bulevardi kryesor i Tiranës do të vijë këtu ku jemi. Është dhënë kjo leje ndërtimi, brenda këtij territori duke shkelur të gjitha ligjet. Ky është një vendim kriminal i miratuar me datë 29.07. 2019. Qytetarëve nuk u bëhet legalizimi dhe nga ana tjetër këto japim leje. Madje kjo është një pjesë me ujë. Jemi duke dhënë leje ndërtimi në shtratin e liqenit. Brenda muajit është marrë leja e ndërtimit. Këtu mendohet do të bëhet një park për të gjithë qytetarët e Kamzës. Do të ngrihet padi për këtë çështje dhe për të gjithë personat përgjegjës’’, u shpreh kryebashkiaku i Kamzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here