Historia tronditëse/ Vrau ish të dashurën dhe ia hodhi trupin qenve, futbollisti del nga burgu. Firmos me klubin …

0
346

Nuk kanë fund çudirat në Brazil. Një klub i kategorisë së tretë, i quajtur Poços de Kaldas, ka nënshkruar me portierin vrasës, Bruno Fernandes, i cili u burgos me 9 vite, pasi hartoi një komplot për vrasjen e ish të dashurës së tij.

55566

Braziliani i cili u shndërrua në një portier yll që për pak nënshkroi me Barcelonën, është lënë i lirë muajin e kaluar, pasi ishte dënuar me 22 vite burg për vrasjen e ish-të dashurës Eliza Samúdio, ndërkohë që bëri vetëm 9 vite burg. 34-vjeçari është liruar me kusht, teksa tashmë do të tentojë t’i rikthehet botës së futbollit.

sss

Fernandes, i cili u dënua në mars të vitit 2013 u akuzua gjithashtu edhe për rrëmbimin e djalit të tij Bruninho. “Dailymail” raporton se në shkurt të vitit 2017 ai u la i lirë me kusht, teksa luajti disa ndeshje, për Boa Sporte, por më pak gjykata e lartë në Brazil urdhëroi që ai të kthehej në burg disa javë më vonë.

544785

Historia e portierit brazilian është tepër tronditëse. Pavarësisht se ishte një yll në ngritje dhe fitonte mirë, ai u përfshi në një krim të tmerrshëm, duke planifikuar vrasjen e ish-të dashurës së tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010.

Fernandez

Shkak për këtë, ishte kërkesa e Eliza Samudio, një ish-modele, që Fernandes të paguante për rritjen e fëmijëve që kishin bashkë. Në vend të pagesës, Fernandes e vrau atë. Trupi i Samudio nuk u gjet kurrë, pasi ajo iu hodh qenve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here