“Zbulova planin e demokratëve”, me polici dhe FNSH, kryebashkiaku i ri i Devollit “pushton” zyrën (Foto)

0
349

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro u bëri thirrje punonjësve që të futen në ambientet e institucionit për të vijuar punën. Ai sqaroi se policinë e kishte thirrur ai që të ishte në gatishmëri, pasi ish-kryetari kishte njoftuar se do të kishte grumbullim para bashkisë.

“Nga ana e ish-kryetarit është njoftuar se do të kishte një grumbullim njerëzish, ka disa punonjës bashkie dhe familjarët e tyre. Ata duhet të ishin në zyrat e tyre. Ish-kryetari njoftoi se do të kishte tubim para bashkisë. Ditën e shtunë kam pasur takime me disa punonjës të bashkisë, të cilët kanë ardhur dhe ditën e shtunë e kanë bërë ditë pune për të marrë informacion mbi organikën. Brenda bashkisë ka punonjës aktualisht, mbrojtja e territorit, burimet njerëzore, policia bashkiake.

Jam në pritje që punonjësit të vijnë në zyrë. Policinë e kam njoftuar unë. Nuk është normale por edhe grumbullimi i njerëzve nuk është normal. Punonjësit e bashkisë janë të ftuar të hyjnë në zyrë, i kam ftuar personalisht. Nuk do të pengoj asnjë punonjës. Ndoshta nuk hyjnë se u vjen zor nga ish-kryetari ose janë detyruar nga persona të tjerë. Punonjësit do të hyjnë në punë, është detyrim ligjor. Nuk e besoj se nuk do të paraqiten”.

Ish-kryetari deklaroi se do vijojë që t’u shërbejë qytetarëve, por Duro me ironi përgjigjet “Po u shërbeu te rruga është i nderuar, ndoshta e gjen mundësinë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here