Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja, flet pronari i lokalit të shkrumbuar: Lidhën rojën...

Zbardhen detaje të reja, flet pronari i lokalit të shkrumbuar: Lidhën rojën dhe i vunë flakën, ja sa persona ishin

0
515

Sipas njoftimit të policisë mëngjesin e sotëm është djegur një lokal tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Sipas raportimeve të para lokali që u dogj është në pronësi të Pjetër Prelës.

Ka reaguar vetë pronari pas ngjarjes së ndodhur, ai ka deklaruar se kanë qenë 5 persona që kanë lidhur rojen dhe më pas i kanë vënë flakën lokalit.

“Kanë qenë 5 persona, kanë lidhur rojën e lokalit. Kanë tentuar të më djegin edhe lokalet e tjera. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë. Në lokal kanë qenë vetëm punëtorët kur ka nisur zjarri. Dyshoj tek ata persona që kam denoncuar për skandalin e pronave.”, u shpreh Pjetër Prela.

Për herë të dytë është shkrumbuar nga flakët lokali i Pjetër Prelës, i cili denoncoi skandalin me tokat tek “Rana e Hedhun”. Policia dyshon se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here