“Qartë dhe shqip”, Rama nuk ndalet, mesazh për të ‘ngujuarit artistë’ me fjalët e Altin Bashës

0
469

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka postuar sot një tjetër deklaratë të regjisorit Altin Basha, i cili rreshtohet në krahun e personazheve që dëshirojnë një teatër të ri.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë deklaratën e Bashës, i cili shprehet se duhet një Teatër i ri.

Rama shkruan:

“Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here