“Mos u vish si prostitutë”, nuk përmbahet moderatorja e njohur shqiptare: Uroj të të përdhunojnë për të ndëshkuar

0
393

Aulona Musta shpesh ndan tema sociale dhe nxit diskutime të ndryshme me ndjekësit e saj. Në një status të publikuar në rrjete sociale, moderatorja ka publikuar mesazhin që I ka ardhur nga një fanse, duke hapur çeshtjen e maniakëve dhe vajzave që bien pre e përdhunimit.

Por, një ndjekës ka vendosur të mos rezervohet dhe t’i kundërvihet të gjitha vajzave që ekspozojnë dekoltetë.

“Një këshillë e vogël për femrat. Jeni të lira të mos bini dakord me mua, por nëse nuk doni t’ju qepen pas lloj lloj maniakësh mos u vishni si prostituta duke i nxjerrë të gjitha hiret tuaja rrugëve . Një femër mund të jetë shumë sensuale edhe pa treguar tangat, kofshët, gjokset e kurrizin. Mjafton pak më shumë vlerësim për veten tuaj në mënyrë që meshkujt të mos ju shohin më si një objekt kënaqësie,”-shkruan ndjekësi në profilin e Aulonës.

Pas kësaj, Aulona ka përgatitur një përgjigje të prerë: “Nuk e di kush është më tragjike komenti yt, apo fakti që tre vajza i kanë bërë like… Atyre si ju nuk ja vlen as t’i kthesh përgjigje… Uroj vetem qe te dali ndonjë ditë ndonjë burrë që të mendojë se flokët e tua me xhel janë më eksituese se sa duhet për një burrë dhe pse jo, të përdhunojë për të të ndëshkuar që i dhuron impulse seksuale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here