I thyejnë xhamin dhe i vendosin flakën gjatë natës një makine në Krujë, zbulohet pronari, dalin dyshimet e para

0
362

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.4 në Krujë. Automjeti në fjalë është në pronësi të shtetasit Ekland Boka, i njohur edhe si Landi Boka, 29-vjeç banues në Krujë, ndërsa mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për shkak se makinës i është thyer edhe një xham.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here