Një ditë më parë djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho bëri 5-vjeç. Nuk kanë qenë të pakta urimet ndaj Ramës, i cili gjatë ditës nuk tregoi asnjë detaj rreth festës që kishin organizuar për të voglin e familjes.
Por në mbrëmje kryeministri në Instagram publikoi një foto, ku shfaqen dy djemtë të tij, Zaho dhe Gregori.
“Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30”, shkruan Rama për foton, ku shfaqen të dy djemtë.
Ajo që vihet re është se Zaho është bërë si spiderman dhe shfaqet duke biseduar me vëllain e madh.