Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një lokal të zonës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia e Tiranës ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me shpërthimin e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:20 minuta.
Persona të paidentifikuar me një makinë ‘Audi’ e kanë hedhur eksplozivin tek dera e lokalit, i cili më pas ka shpërthyer.
Policia Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Komuna e Parisit’, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.