Tjetër gjyqtar në ‘sitën’ e Vetting-ut/ KPK jep vendimin për Kryetarin e Gjykatës Administrative Gjirokastër

0
357

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Ramiz Lalën, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër. Trupa gjykuese për Lalën përbëhej nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko, duke marrë vendimin për ta konfirmuar në detyrë, që do të thotë se nuk i kanë gjetur probleme me pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin.

Ramiz Lala e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2010 në gjykatën e Përmetit. Ai ka kryer më parë aktivitet privat në vitet 2000-2006, ka punuar në aeroportin e Kukësit si dhe në një periudhë të shkurtër në Ministrinë e Drejtësisë.

Lala u emërua kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës në tetor të vitit 2013 dhe vazhdon të mbajë të njëjtin post prej gati 6 vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here