Procesi i konstituimit të Këshillit Bashkiak në Devoll është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes militantëve të PD-së. Ndërkohë, Bledjon Nallbati, kreu aktual i bashkisë ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, pasi u anuluan me dekret nga presidenti.
Kryetari në detyrë i bashkisë së Devollit bashkë me administratën dhe militantët e partive opozitare ka ndërmarrë një tjetër hap, nuk i kanë lejuar socialistët që të konstituojnë këshillin e ri bashkiak në ambientet e institucionit. Kjo ka bërë që socialistët me këshilltarët e rinj dhe kryetarin e bashkisë të zhvendosen në ambientet e n/ prefekturës për të bërë konstituimin. Të pranishëm si përfaqësues të PS-së janë kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, Niko Peleshi, por edhe deputetja e zonës.