Skandali me “Veneto Banka”, SGA fundos Gent Sejkon: Tranzit nën mbikëqyrjen e BSH, prandaj e kontraktuam

0
360

Nuk kanë fund skandalet me falimentimin e “Vento Banak”. Kjo e fundit u largua nga vendi ynë dhe mori miliona euro nga shteti italian, por ata që kanë mbetur në rrugë janë punonjësit dhe kredimarrësit. E gjitha kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së guvernatorit Gent Sejko. Gazeta po tregon sot të tjera detaje. Portali italian Vicenzapiu.com është marrë gjerë e gjatë me këtë çështje dhe në një shkrim tregohet se përgjegjësia e Bankës së Shqipërisë. Historia e “Veneto Banka” është e tillë: Pasi qeveria italiane miratoi falimentin, asetet e saj dhe kreditë e mira kaluan te “Intesa Sanapolo Bnak”, por kreditë e këqija i mori në administrim kompania SGA me seli në Napoli. Kjo e fundit kontraktoi në Shqipëri kompaninë “Tranzit”, me qëllim që të kontaktonte kredimarrësit dhe t’u kërkonte që të paguanin kreditë. Portali italian ka kërkuar sqarime nga SGA se përse vendosën të kontraktojnë Tranzit. “Ne kemi trashëguar portofole të vogla në Rumani, në Moldavi, në Kroaci dhe në Shqipëri. Duke mos pasur prani të drejtpërdrejtë në këto vende, SGA ka lidhur marrëveshje me operatorë privatë që veprojnë aty, të cilët janë të përfshirë në menaxhimin e kredive me probleme. U kërkuan të dhëna dhe më pas u bëjnë një sërë verifikimesh dhe kontrollesh. SGA ka vendosur që në Shqipëri të bashkëpunojë me Tranzit. Tranzit është një subjekt i mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë. Gazeta e tregoi pak ditë më parë se si në marrëveshjen që ishte firmosur mes SGA dhe Tranzit theksohej se ishte Banka e Shqipërisë ajo që kishte sugjeruar që të kontraktohej një kompani shqiptare. Nëse hyhet në raportet vjetore të Bankës së Shqipërisë i kushtohet mjaft rëndësi kompanisë Tranzit. Pra pyetja që shtrohet është: A ishte Gent Sejko ai që lidhi italianët me Tranzit? Përveç kësaj, SGA shprehet qartë se Tranzit është një kompani që mbikëqyret nga BSH dhe kjo u ia dhënë atyre siguri se gjithçka do shkojë sipas ligjit. Por sa ka bërë Sejko që ligji të zbatohet? Sipas të dhënave të deritanishme nuk ka bërë sa duhet. Shumë njerëz ankohen për presione dhe që janë lënë në terr informacioni. BSH duhej të ishte ajo që të merrte në dorë situatën.

Ja kush është Tranzit

Tranziti është i autorizuar nga Banka e Shqipërisë për të vepruar si institucion financiar jobankar. Ajo ofron mundësi të ndryshme financimi, këshillime financiare dhe asistencë për kompani në Shqipëri. Kjo kompani është pjesë e rrjetit NCH Capital Inc. Ky rrjet është themeluar në vitin 1993 dhe është një nga investitorët më të mëdhenj në Rusi, Evropën Qendrore e Lindore. Ka një kapital prej 3 miliardë dollarë. Që nga viti 2007, NCH zotëron dhe menaxhon disa kompani në të gjithë rajonin që ofrojnë kredi për kompanitë dhe sipërmarrësit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë: ndërtim, turizëm, pasuri të paluajtshme, naftë dhe gaz, etj. NCH menaxhon rreth 3 miliardë dollarë kapital nëpërmjet një rrjeti prej nëntë zyrave në Rusi, në Evropën Lindore dhe në Brazil. Tranzit varet drejtpërdrejt nga NCH Balkan Fund, LP, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar regjistruar në Ishujt Cayman, me numër regjistri MC-15214 dhe me seli në PO Box 309, Ugland House, South Church Street, George Toën, Grand Cayman, KY1-1104, Cayman Islands, (“NYCH Balkan”). (Sipas vendimit me shkrim të ortakëve të shoqërisë “Tranzit” shpk, datë 19.10.2009, të dorëzuar në QKB). Pronari i Tranzit është Adi Ballta, i cili drejton dhe ABI Bank.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here