E pabesueshme/ Arratisje si nëpër filma, kush është shqiptari që u zhduk si ‘fantazmë’ nga qelia (EMRI)

0
340

Një shqiptar 23 vjeçar, i kapur duke vjedhur në një apartament, arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga dhoma e paraburgimit ne Itali, një ndërtesë e re e përuruar në prill në prani të Salvinit.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin  Elidon Gegaj, i cili është shpallur në kërkim.

Atë policia e vuri në pranga në mëngjes, teksa ishte bllokuar në ballkonin e një apartamenti në Monza, të cilin e kishte plaçkitur. Por në orën 11.30 të mëngjesit, ora e fillimit të procesit gjyqësor, Elidon Gegaj mundi të arratisej.

Ai ishte futur në një qeli që nuk i kishte hekurat e lartë deri në pjesën e tavanit dhe nuk e la pa shfrytëzuar këtë mundësi duke u arratisur.

Ai ka mundur të ngjitet mes pjesës boshe dhe ka dalë në korridor, e mandej ka ikur pa u vënë re nga askush, si të ishte një “fantazmë”.

Gegaj akuzohet për vjedhje dhe në kohën e arrestimit iu bllokuan edhe mallrat që kishte vjedhur në banesën ku të  zotet duket se ishin me pushime. Sendet kishte tentuar t’i fshihte në një kazan plehrash: katër orë, katër unaza dhe medalje ari, vathë dhe një gjerdan metalik të çmuar etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here