KPA vendos të shkarkojë nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Gjatë shpalljes së vendimit, Zaganjori nuk ishte i pranishëm. Sipas kolegjit, Zaganjori ka qenë i pasaktë në deklarimin e pasurisë.
Sipas kolegjit, Zaganjori nuk mbulon pasurinë me të ardhura të ligjshme.
Trupi gjykues tha se Zaganjori nuk arriti të vërtetojë burimet e parave dhe të pasurive të regjistruara në emër të tij. Ka kryer shkollimin e fëmijëve dhe nuk arrin të vërtetojë burimet e ligjshme për shpenzimet e tyre. Po kështu edhe shpenzimet vjetore sipas gjykatës nuk vërtetohen se mbulohen.