E tërhoqën zvarrë dhe e dhunuan, Edmond Budina bën gjestin emocionues para Teatrit Kombëtar: S’ka vend më të bukur se ky!

0
452

Regjisori Edmond Budina ka puthur skenën e Teatrit Kombëtar duke i prekur të gjithë të pranishmit.

Në momentin kur Budina dhe aktorët kanë hyrë brenda Teatrit, ai është përkulur në dysheme dhe ka puthur skenën. “S’ka skenë më të bukur në botë se kjo. Kjo është vlera jonë, që po e ruajmë nga vjedhja”,-është shprehur Budina.

Gjesti i Budinës u bë pak minuta pasi aktorët dhe përfaqësuesit e PD hynë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

Ata kundërshtojnë shembjen e godinës dhe projektin për ndërtimin e një Teatri të ri, pasi sipas tyre, ky është një projekt klientelist dhe korruptiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here