Mbrëmjen e djeshme gomonia “STUHIA 1375” ngeli në det të hapur pasi pësoi një defekt në motor, dhe iu shkëput sistemi i drejtimit (timoni).
Menjëherë dy personat që ndodheshin në bord dhanë alarmin sos duke kërkuar kështu ndihmë.
Shpëtimi është kryer nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe mjeti lundrues është nxjerrë në breg.
Personat, ende të paidentifikuar janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk dihet ende arsyeja e lundrimit të tyre me gomone pranë ishullit të Sazanit.
Po hetohet nëse gomonia do të përdorej apo jo për të trafikuar drogë. Nga policia janë marrë në pyetje dy personat që ishin në bord. Gjithashtu po hetohet edhe dokumentacioni i gomones.