Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftanije të Flotës së Paqësorit godasin objektivat e tyre me raketat P-270 Moskit (të njohura nga NATO si SS-N-22 Sunburn). Raktat anti-anije me reaktorë supersonikë mund të godasin objektiva rreth 60 kilometra larg tyre. Në video tregohet i gjithë itinerari i goditjes nga lëshimi në destinacion.