Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka dalë sërish kundër vendimi të Lulzim Bashës sa i takon bojkotit të zgjedhjeve vendore. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se e vetmja rrugë që PD mund të vi në pushtet nuk është përmes protestave, por vetëm përmes zgjedhjeve. Sipas tij, besimi i qytetarëve te Basha ka rënë, duke shtuar se duhet të realizohen një sërë programesh që të rritet besimi te populli. “Sigurisht që shtatori nuk është larg. Unë besoj që rrugë për të dalë ka. Në demokraci zgjedhjet janë rruga e vetme për të ndryshuar pushtet. Edhe protestat janë forma demokratike, por në përfundim do shkojmë në zgjedhje, normale apo të parakohshme. Patjetër që zgjedhjet janë. Demokratët presin që PD t`i fitojë zgjedhjet dhe në këto kushte dhe e vetmja mënyrë që të kompensohet qenia jashtë institucioneve, duhet të rritet doza e besimit te lidershipi. Që të rritet besimi, do të duhet, duke u nisur dhe nga një sërë sondazhesh, kjo do të thotë që ka probleme me besimin te njerëzit. Pasja e një programi të mirë është pjesë. Ky program i mirë, do dhe njerëzit që do e realizojnë programin. Besueshmëria do duhet edhe te njerëzit që do e realizojnë programin. Ajo që mungon sot është stafet që do realizojnë nesër programin”, u shpreh Arben Ristani. Por edhe ish deputeti demokrat, Aldo Bumçi pranoi se opozita është penduar që braktisi procesin zgjedhor. Në një intervistë televizive, ai tha se nëse do të kishte një sjellje më ndryshe nga kryeministri Edi Rama opozita nuk do e kishte marrë këtë vendim ekstrem. “Edi Rama doli me pjesëmarrje të ulët në votime, por ai nuk vuri në punë instrumentet e rëndë. Ai nuk kishte nevojë të shpenzonte milionat e Eurove, nuk kishte nevojë të përfshinte krimin, të përfshinte Policinë e Shtetit, pra në një palë zgjedhje ku garonte i vetëm ai nuk i përdori këto. o ai do të përdorte të gjithë artilerinë e rëndë që ka përdorur zgjedhjet e mëparshme, sepse ai nuk është se pati një qëndrim ndryshe pasi dolën përgjimet apo në këto 2 vite pas 2017-ës. Nëse Rama do të ishte sjellë ndryshe , ne nuk do kishim marrë këtë akt. Ne e morëm këtë akt sepse ky njeri ka rrëzuar Republikën tonë”, tha Bumçi.