Lajmëroi dorëheqjen me lot në sy, Spartak Ngjela del me deklaratë të fortë, tregon se çfarë do të ndodhë me Ramush Haradinajn

0
391

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela. Sipas tij kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Ngjela gjithashtu mendon se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj pasi nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Reagimi i Ngjelës

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj. 
Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë. 
Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here