Google search engine
Home Bota Trump: SHBA ka rrëzuar dronin iranian në Ngushticën e Hormuz

Trump: SHBA ka rrëzuar dronin iranian në Ngushticën e Hormuz

0
383

Presidenti amerikan Donald Trump tha pak më parë se një luftanije ameriakne ka rrëzuar një avion iranian pa pilot në Ngushticën e Hormuz mes tensioneve të larta ndër dy vendet. Trump tha se ky ishte veprimi armiqësor më i fundit nga Irani.  “Luftanija USS Boxer shkatërroi dronin pasi mjeti ajror iu afrua asaj në distancë 1,000 metra dhe nuk iu përgjigj disa thirrjeve për t’u zbrapsur”, tha Trump. Ai shtoi: “SHBA rezervon të drejtën për të mbrojtur personelin e tyre, impiantet dhe interesat, si dhe i bëjmë thirrje të gjitha kombeve të dënojnë veprimet e Iranit që dëmtojnë lirinë e lundrimit dhe tregtinë globale”. Irani së fundmi ka rrëzuar një dron amerikan për të cilin tha se po fluturonte mbi Iran.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here