Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.
“Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj. Ne jemi të parët që e shkelim këtë ligj edhe në ambientet e Kuvendit. Mendoj se nuk duhet të nxitojmë për ta miratuar. Ta provojmë një herë sa do të funksionojë praktikisht disa muaj pastaj të nisim të rëndojmë edhe financiarisht ndaj atyre që e pijnë”, tha Beqja.
Ruçi tha se ky arsyetim nuk është i mjaftueshëm duke iu drejtuar Beqjas që të denoncojë rastet konkrete duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.