Meta bie në ‘kurthin’ e fjalëve të tij, zbulon planin për të rikthyer partinë e bashkëshortes së tij/ Po me PD dhe Bashën çfarë do të bëhet?

0
401

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka marrë garanci të plotë nga lideri demokrat Lulzim Basha se PD do të jetë pjesë e procesit zgjedhor të 13 tetorit, që ai ka shpallur si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Duke komentuar para gazetarëve takimin që mbajti në Presidencë dy ditë më parë me kryetarin e PD në zyrën e tij në Presidencë, Meta tha se ai nuk i imponohet askujt, por se vetëm ka shfaqur qëndrimin e tij. Në rast se parti të ndryshme të opozitës – tha Meta – nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, atëherë ai u shpreh se do të inkurajohen të bëhen pjesë e procesit parti të reja.

“Unë jap mendimet e mia të gjithëve, nuk i imponohem askujt. Në momentin që shkohet në zgjedhje të ligjshme është detyra ime të kërkoj që qeveria të japë një garanci që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, ashtu si opozita duhet të jetë e përgjegjshme të marrë pjesë. Nëse nuk do të marrë pjesë në një proces të ligjshëm, opozita, për shembull PD, LSI, disa parti të tjetra, jam i sigurt që do të inkurajohen disa forca të reja politike, që të regjistrohen në kohë”, tha Meta.

Mirëpo kjo lëvizje dhe deklaratë e Metës më shumë sesa një tentativë për të zgjidhur krizën dhe për ta çuar vendin në një proces zgjedhor me standarde, duket një mundësi për të futur sërish në jetën politike, partinë e bashkëshortes së tij LSI-në. Kryemadhi është shprehur publikisht se është gati edhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare duke mos shprehur frikë nga fakti që Rama është kryeministër, një kusht ky i Lulzim Bashës, që edhe pse u duke se u zbeh kur kryedemokrati mirëpriti 13 tetorin disa ditë më parë, është ende një pikë e fortë ndarëse mes opozitës së bashkuar.

Ndërsa nisur nga deklarata se do të pranojë njohjen dhe futjen në lojë të partive të reja, Meta PD e ‘zëvendëson’ me Bindjen Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here