Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, kërkoi të hetohet aplikacioni FaceApp, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, duke i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj.
Në një letër të postuar në Twitter, Schumer tha se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë te “një fuqi e huaj armiqësore”. Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mund të shkarkohet në telefona të mençur, e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.