Klubi i Vllaznisë ka zgjedhur trajnerin e ri në stol dhe ai është, Mirsad Jonuz. Trajneri nga Maqedonia është një trajner shumë i njohur në vendin e tij por jo vetëm. Kjo lëvizje e klubit të Vllaznisë vjen pas firmave në kontratë me disa futbollistë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik. Klubi i Vllaznisë ka pritshmëri të larta nga trajneri i ri pasi prej kohësh po kërkon të dalë nga kriza.Lajmi është bërë publikë nga vetë klubi i Vllaznisë. 57-vjeçari do të zërë vendin e Agim Canajt.