Tronditëse/ Sulm në mes të ditës, vritet në një restorant zv.konsulli dhe dy persona të tjerë

0
349

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën e sotme, ku zv.konsulli turk dhe dy persona të tjerë që e kanë shoqëruar, kanë përfunduar të vdekur si pasojë e një sulmi me armë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të Irakut, në Irbil.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të tjerë të stafit dhe konsullatës turke. Sipas mediave të huaja, sulmi ka ardhur një javë pasi Turqia vendosi të sulmonte ushtarakisht përmes bombardimeve në linjë ajrore në Irbil. Deri më tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër sulmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here