Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që rrëzoi kërkesën e kandidates së PS, Valbona Sako për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për zgjedhjet në Bashkinë e Vorës.
Kërkesës së kandidatit socialist Agim Kajmaku, Gjykata e Tiranës i është përgjigjur se kjo çështje është kompetencë e Gjykatës Administrative.








































