Google search engine
Home Politike Mazhoranca izolon Agron Tufën, i hiqet e drejta të hetojë luftën partizane,...

Mazhoranca izolon Agron Tufën, i hiqet e drejta të hetojë luftën partizane, përplasje të forta në Kuvend

0
408

Mazhoranca ka izoluar kreun e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit Agron Tufën. Pak muaj më parë, plasi një debat i gjerë mbi këtë institut, pasi u deklarua se shumë partizanë kanë qenë kriminelë lufte. Shumë deputetë, sidomos Spartak Braho e kritikuan fort Agron Tufën, ndërsa sëfundmi kanë marrë dhe iniciativa ligjore. Ditën e djeshme Komisioni i Ligjeve miratoi disa ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10242, datë25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”. Me ndryshimet e reja të miratuara në Kuvend, tashmë ISKPK do të studiojë vetëm krimet e komunizmit, nga periudha 29 nëntor 1944- 8 dhjetor 1990. Deputeti socialiste Adnor Shameti, i cili ishte dhe relatori i këtij projektligji u shpreh se periudha komuniste nuk mund të lidhet me atë të Luftës NacionalÇlirimtare. “Projektligji synon saktësimin e periudhës së Komunizmit në Shqipëri. Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk mund të jetë objekt periudhe pas periudhës 29 nëntor 1944”, tha Shameti. Pas miratimit të këtij ligji në Komisionin e Ligjeve, do të kaloj për tu votuar në parim, nen për nen dhe në tërësi në seancën plenare ditën e enjte.

Debate në Kuvend

Por miratimi i këtij projektligji nuk kaloi pa debate në Kuvend. Deputeti i opozitës njëherësh kreu i Ballit Adriatik Alimadhi u përplas me deputeten socialiste Klotilda Bushka, sa i përket periudhës së hetimit. Sipas Alimadhit, kjo ndarje është e gabuar, duke theksuar se nuk ka asgjë të keqe të hetohet edhe periudha para 29 nëntorit 1944, që sipas tij të dalë e vërteta. “E keni krejtësisht gabim. Nuk ka vend në botë që të ketë dy kohë të shkëputura në historinë e Shqipërisë. Nuk duhet të shkëputet periudha nga 1941, që nga momenti që është krijuar partia kriminale komuniste derisa morët pushtetin me vrasje. Na kanë vrarë, na kanë pushkatuar, na kanë internuar na i kanë bërë të gjitha. I kemi marrë të gjitha poshtërsitë që kemi qenë bashkëpunëtore. Për mua nuk ka asnjë gjë të keqe të dalë e vërteta. Çfarë keni ju mos studiohet kjo”, tha Alimadhi. Ndërsa socialistja Klotilda Bushaka, e cila ishte dhe relatore u shpreh se ISKPK duhet të hetojë vetëm periudhën e komunizmit, duke shtuar se kjo periudhë nuk mund të lidhet me periudhën e para 1944 e cila përkon me periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. “Projektligji synon saktësimin e periudhës së Komunizmit në Shqipëri. Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk mund të jetë objekt periudhe pas periudhës 29 nëntor 1944”, tha Klotilda Bushka. Por kjo u cilësua nga Alimadhi si një mendësi komuniste. Ai kërkonte që hetimet për krimet komuniste të nisin që në vitin 1941 pasi, sipas tij Partia Komuniste e ka nisur terrorin që në nëntor të këtij viti.

Certifikata e sigurisë

Ndërsa deputeti Myslim Murrizi kërkoi domosdoshmërinë e një ligji për pajisjen e të gjithë deputetëve me certifikatë sigurie, me arsyetimin pastrimin e ish-sigurimsave në politikë dhe administratë. “120 deputetë nuk kanë asnjë certifikatë sigurie, nuk marrin vërtetim nga Autoriteti i Dosjeve. Hajde bëjmë ligj, mos bëni “cicla-micla”. Politikanët, ne që jemi këtu, ne nuk duhet të kemi qenë spiunë të sigurimit të shtetit. E bëjmë për politikën po keni këllqe, larg këtyre pas 29 vitesh”, u shpreh Myslim Murrizi. Në fund të komisionit Spartak Braho u takua me Agron Tufën, pas akuzave dhe kundër akuzave të shumta në publik.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here