Google search engine
Home Politike Gjykata nuk i jep mandatin Valbona Sakos, reagon menjëherë Basha: Shpresë se...

Gjykata nuk i jep mandatin Valbona Sakos, reagon menjëherë Basha: Shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin

0
404

Pas vendimi që dha Gjykata e Durrësit dhe Gjykata e Vorës ditën e sotme për mandatin e kandidatëve fitues të Partisë Socialiste. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas kreut ky vendim i dhënë nga gjyqtarja Mimoza Margjeka sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin. 

“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, shkruan kryedemokrati mes të tjerash. 

Reagimi i Bashës:

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here