‘Fshesa’ e Zaev në administratë, shkarkimet prekin 31 drejtori, 40 borde dhe 3 agjenci

0
522

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  ka thënë se do të shkurtojë nga punë mbi 75 zyrtarë të administratës. Shkarkimet do të prekin 31 drejtori, 40 borde dhe 3 agjenci inspektoratëve. Sipas qeverisë së Zaev shkarkimi i më shumë se 75 zyrtarëve vjen si pasojë e mos realizimit të investimeve kapitale, bllokimit të proceseve dhe vlerësimeve negative nga institucionet ndërkombëtare. Pothuajse gjysma e udhëheqësve që janë propozuar për shkarkim janë shqiptarë, ndërsa në mesin e propozimeve ka edhe poste të cilat i takojnë edhe partive rome në koalicionin qeverisës. “Mos realizimi i investimeve kapitale, bllokimi i proceseve, vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare për procese të caktuara, mungesa e transparencës, mos respektimi i vendimeve të Qeverisë, menaxhimi i dobët me financa dhe përmirësimi i punës së institucionit etj”.- tha Zoran Zaev. Pavarësisht se shkarkohen për arsyet e lartpërmendura, Zaev konfirmoi se një pjesë udhëheqësve të shkarkuar mund të riemërohen në institucione të tjera. “Thash që lë hapësirë që dikush që është shkarkuar nga posti aktual, të jetë i vlefshëm për në pozicion tjetër që mund të merr mësim nga e kaluara dhe të jetë më produktiv në atë pozitë. Kjo vlen për të gjithë kandidatët”. – theksoi Zoran Zaev.Sipas mediave maqedonase të propozuarit për shkarkim janë:Ndërmarja publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale “Rrugët e Maqedonisë” – drejtori Gajur KadriuInstituti public i shëndetit Shtëpia e Shëndetit Shkup – drejtori Zllate MemedoviqSh.A. “MEPSO” – drejtori dhe kryetari i Bordit drejtues Sasho VasilevskiSh.A. MEPSO – Anëtari i Bordit drejtues Magdalena ÇiçbanovskaSh.A. MEPSO – Anëtari i Bordit drejtues Nenad KërstevskiSh.A. MEPSO – Anëtari i Bordit drejtues Tomi BozhinovskiKlinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – drejtori ekonomik Valon BelaAgjencia për barna dhe pajisje medicinale “Mallmet” – u.d. drejtor Qahil IbrahimiInspektoriati shtetëror për bujqësi – u.d. drejtori Bllagoj IndovArkivi Shtetëror i RMV-së – drejtori Kiril PetrovKlinika universitare për sëmundje të fëmijëve Shkup – drejtoresha Katerina StavrikBanka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut – anëtari i këshillit mbikëqyrës Kiril Kolemishevski, u.d. drejtorEvrokompozit – drejtori gjeneral Zllatko GrauovskiTeatri i dramës Shkup – drejtoresha Viktorija Rangellova PetrovskaNdërmarja publike për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat” e Republikës së Maqedonisë së Veriut – drejtori Irfan HasaniEnti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe Muzeu i Ohrit – drejtoresha Leonora NovqakovskaEnti për rehabilitim Banja Banjsko – drejtoresha Stojanka IzovaAgjencia për investime të huaja – drejtori Vullnet AdemiA.Sh. Elektranat e Maqedonisë së Veriut – drejtori Dragan MinovskiA.Sh. Elektranat e Maqedonisë – drejtori për zhvillim dhe investime Ivan TërpevskiDSK,  drejtori dhe zëvendës drejtori por për shkak të ligjit ata duhet të kthehen në shërbim që të fillojnë procesin e vetingut, atje ka institucion të ri dhe falemenderim edhe për ata drejtori Goran Nikollovski dhe zëvendës drejtori Arif AsaniAgjencia për rini dhe sport – zv drejtori Gazmend RistemiDrejtoria për fara dhe material – drejtori Ilmi GashiDrejtoria për siguri në sistemin hekurudhor – u.d. drejtor Abdylkadër IsakiShërbimi për sistem hapsinor dhe informativ – drejtor Iljami IseniDrejtoria për zona industriale zhvillimore – zv drejtori Asip UseiniByroja për furnizime publike – drejtori Bardhyl NasufiDrejtoria për çështje pronësore juridike Velez – drejtoresha Pandorka NastovaQendra ndërkomunale për punë sociale Shkup – drejtoresha Natasha StojanoviqQendra për Kulturë “Marko Cepenkov” Prilep – drejtoresha Mençe KaragjovskaInstituti publik nga sfera e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike Klinikat universitare enti dhe qendra emergjente Shkup – anëtarari i bordit drejtues Almir MuharemiDogana Shkup – drejtori Zllatko KufilovskiKëshilli për avancimin dhe mbikëqyrjen e revizionit – kryetari Premtim HuseiniKryetari i këshillit të institutit për akreditim – Sumeja SelamAgjencioni për punësim i RVM Veles – Trajçe BabunskiSh.A. Ujësjellësi i RVM në pronësi shtetërore – anëtar i këshillit mbikqyrës Zunet JusufiInstitucioni publik për histori nacionale Shkup – Enes Selam, anëtar i këshillit Burgu i Shkupit – drejtori i shkarkuar tanimë Gjoko KotevskiAnëtari i bordit të drejtorëve i Sh.Ah për ndërtimin dhe menaxhimin me hapsirat ndërtimore dhe afariste – drejtori Xhevat Iseini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here