Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtor sportiv tek Lacio, Igli Tare, vijon të tregojë mbështjetjen e tij për futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali.
Lëvizja më e fundit e Tares është zyrtarizimi i transferimit të Angelo Ndreçkës tek klubi bardhekaltër.
Ndreçka luajti sezonin e shkuar për moshat e Chievos.
Sezoni ishte mjaft produktiv për mbrojtësin 17-vjeçar, të cilit falë paraqitjeve të mira, iu dha mundësia për të kaluar tek skuadra A e Chievos.
Ai u grumbullua në 7 ndeshje në ekipin A, ndërsa në njërën prej tyre luajti si titullar.
17-vjeçari shihet si një talent mjaft premtues për të ardhmen, gjë të cilën e vërteton më së miri transferimi i tij në ekipin e të rinjve të Lacios.
