Ç’do të ndodhë me bashkitë e djathta? Kryeministri Rama zbulon strategjinë e PS: Do ketë lëvizje, por…

0
288

Lëvizjet në administratë do të bëhen në mënyrë të strukturuar’.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për mediat pas përfundimit të takimit me kryesinë e PS-së, teksa foli për ndryshimet në administratat e bashkive të djathta që tashmë janë marrë në dorë nga PS.

Rama tha se nëse punonjësit janë të arsimuar dhe e meritojnë vendin e punës, nuk do të shkarkohen, por theksoi se do të ketë edhe lëvizje në mënyrë të strukturuar.

‘Gjëja më e rëndësishme, besoj, është që kemi hapur një diskutim edhe për mirëfunksionimin e bashkive dhe pa diskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që kemi mbajtur dhe gjatë fushatës në çdo bashki, e cila deri dje është qeverisur nga e djathta, për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën, për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej ‘pushtuesish’ në këto bashki, për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë, në radhë të parë, që figuron në administratën bashkiake, pa diskutim dhe për çdo lëvizje do të jepen argumente të ndryshëm.

Duam të bëjmë maksimumin që të kemi burime njerëzore cilësore që t’i japim akses të gjithëve pa dallim partish. Duam t’i japim fund qoftë favoreve nga lart, qoftë gjobave personale nga poshtë apo nga anash dhe të bëjmë një proces ku ata që kanë kontribuar deri më sot në këto bashki, nëse janë aty në përputhje me meritën dhe nëse kontributi i tyre përputhet me arsimimin të mos ndihen aspak të kërcënuar dhe ky tranzicion drejtimi të mos jetë një përmbysje primitive e karrierave dhe normalitetit të administratës. Sigurisht që do të ketë lëvizje, por lëvizjet do të bëhen në mënyrë të strukturuar’, deklaroi kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here