Çfarë po paralajmërojnë? Kreu i OSBE takon deputetët e opozitës së re, zbardhen kërkesat e veçanta

0
285

Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernard Borchardt është takuar me deputetë të “Opozitës së Re”, nga radhët e Partisë Demokratike. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Borchardt duket në shoqërinë e deputetëve Arben Zeneli, Korab Lita, Arlind Çaçani, Arben Elezi dhe Halil Jakimi. Takimi është zhvilluar në ambientet e një bar kafeje në kryeqytet.

Mësohet se fokusi i këtij takim ka qenë Reforma Zgjedhore. Ligjvënësit e “Opozitës së Re” kanë kërkuar nga ambasadori Borchardt të nxisë palët që të punohet me reformën. Ata kanë kërkuar edhe ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem i cili afron politikën me qytetarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here