Kryetarja e FRESSH në Njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza, është ndarë nga jeta në moshë të re pas një aksidenti tragjik të pësuar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Lajmi ka tronditur jo vetëm organizatën FRESSH dhe familjarët e saj, por të gjithë ata që e njihnin të renë.
Lidhur me këtë lajm të trishtë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shprehet se ka ngelur pa fjalë. Ai kujton edhe një propozim në Parlament që e quan” Vrasja Rrugore”, por që sipas tij nuk u miratua asnjëherë.
Reagimi i Tahirit
Te preu jeten ne mes nje aksident i mallkuar. Punuam gjate bashke, e tani jam pa fjale!
Shpikim aq armiq ne te gjalle, sa harrojme armiqt e vertete qe na marrin jeten, perdite.
Te ndritte shpirti Rajs!
Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugeve te Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemte qe kane lene jeten rrugeve nga aksidentet, per ta miratuar nje here e mire, perpara se kercitja e vdekjes ne rruge te na vije te pragu i shtepise.