“Skandali qëndron tek vetë përbërja e komisionit”, PD-ja kërkon emrat kush do ta hetojë shkarkimin e Ilir Metës

0
297

Partia Demokratike ka reaguar pas mbledhjes së dytë të Komisionit të Posaçëm Hetimor i cili kërkon shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Përfaqësuesi ligjor i PD, Çlirim Gjata u shpreh në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet me këtë komision.

“Ky zullum i ri i Ramës nuk është thjeshtë për presidentin, por për të tërhequr vëmendjen dhe për të mbuluar skandalet dhe e dyta që kërkon Rama nëpërmjet këtij komisioni të nënshtrojë dhe të frikësojë çdo individi që punon në administratë. Skandali qendron tek vetë përbërja e komisionit. Përpara se të ndodhë kjo Rama duhet tu shpjegojë shqiptarëve se kush do e hetojë presidentin. Do ta hetojë Ilir Ndranxhi, që ishte në listën e Avdylajve. Kush është kryetari, Ulsi Manja i dosjes 184. Zoti e ruajtë nga ato që kanë dalë nga përgjimet e Bild, mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës të organizuar në krim për të blerë vota. Do të vendosë Jurgis Cyerbja , përfaqësues politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rraja, Luan Harusha, apo Damian Gjiknuri që do të pastronte 30 milion eurot”, tha Gjata. Nuk mund të jetë hetues sot Ulsi Manja, por i hetuar nga Prokuroria, ai duhet të ishte në burg. Edi Rama e ka të qartë se komisionet janë një sajesë propagande. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Deri më sot dekretin e Presidentit nuk e ka shfuqizuar askush”, përfundoi ai.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here