PD e vendosur për të mos liruar zyrat e Bashkive, gjykata jep vendimin e rëndësishëm për 9 kryebashkiakët e rinj (EMRAT)

0
289
Kryebashkiakët e djathtë prej kohësh kanë deklaruara se në mos njohje të zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk do t’i lirojnë zyrtat e tyre të Bashkive në qytetet e vendit.
 
Megjithatë ditën e sotme gjykatat e rretheve kanë dhënë mandatet për 9 kryebashkiakët e rinj të ardhur nga radhët e Partisë Socilaiste nga zgjedhjet e 30 qershorit.
 
Ndërkaq sipas informacioneve bëhet e ditur se kryebashkikaët të cilët kanë marrë mandatin janë:
 
Kryebashkiakun e Elbasanit, Andis Sallan
-kryebashkiakun e Kolonjës, Aktori i njohur Erjon Isai,
-kryebashkikaun e Kukësit, Safet Gjicin,
-kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro,
-kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu,
-kryabashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj,
-kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana,
-kryebashkiakun e Patosit, Rajmonda Balilaj,
-kryebashkiakun e Pustecit, Pali Kolefski
 
Ndërkaq bëjmë me dije se Partia Demokratike dhe kryebashkikët e saj në bashkitë nëpër rrethe kanë qenë të prerë në çdo dalje publike ku janë shprehur se zyrat nuk do të lirohen e aq me tepër për këta kandidat të ardhur nga zgjedhjet e 30 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here