Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me shpërthimin e ndodhur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Me një njoftim paraprak policia thotë se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan eventesh, ku ndodheshin dy bombola me gaz që përdorej për mbushjen e tullumbaceve. Si pasojë, mbetën të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Policia e Tiranës/ Informacion Paraprak
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P., dhe A. P., E. N., dhe D. S., të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.









































