Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Top Talk tha se mes institucioneve ligjzbatuese dhe krimit të organizuar në vend ka një “marrëveshje”.Sipas tij me një marrëveshje të tipit: Ti nuk më shqetëson dhe unë nuk të shqetësoj; Fieri, Tirana dhe Durrësi, janë kalatë e fundit ku funksiononte marrëveshja e krimit ku hyjnë edhe segmente të caktuara të agjencisë të zbatimit të ligjit, përfshirë Polici, Prokurori, SHIK.
Hoxha shprehet gjithashtu se ka pasur përpjekje me partnerët ndërkombëtarë për të bërë diferencën në betejën kundër bandave në qyetet si Shkodra, Elbasani, por që nuk kanë pasur sukses të plotë.
“Ka pasur raste pozitive, ndryshimi drejtorit të policisë në Shkodër si dhe operacionet atje dëshmuan se ne nuk kemi vrasje në Shkodër këto kohë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi. Aktualisht të dy grupeve nuk u është bërë e mundur që të dalin lirisht nëpër qytet, por s’janë kapur të gjithë pjesëtarët e tyre dhe të vihen para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Elbasan me operacionin e 14 qershorit.Tentativa ka pasur, por që të kesh sukses kundër krimit së pari duhet që të kesh edhe një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë. Por ndodh që unë e takoj të hënën prokurorin dhe pas tre ditësh ai është larguar nga detyra. Imagjinoni se çfarë ndodh me dosjet. Prokurorit të ri i duhet një kohë e gjatë që të merret me dosjen, pastaj të bëjë llogaritë nëse i ka mundësitë që të përballet me këtë organizatë, apo jo”.- tha Hoxha.