Kryeministri Edi Rama mbajti një prononcim për mediat pas mbledhjes që u zhvillua në kryesinë e Partisë Socialiste. Rama tregoi se në mbledhje u diskutua për Asambleja Kombëtare që pritet të mblidhet më 22 korrik.
Ndër të tjera kryeministri foli edhe për lëvizjet në qeveri dhe theksoi se nëse janë bërë ‘detyrat’ nuk ka pse të ketë lëvizje në kabinetin qeveritar.
I pyetur për një emër të ri për postin e Presidentit pasi vijojnë procedurat e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, Rama tha se nuk ka ende një emër të ri.
“Nuk ka ende një emër të ri për President. Jemi të fokusuar në procedurat e shkarkimit të Metës. Emri i ri i Presidentit nuk është në rendin e ditës,”– tha kryeministri Edi Rama.