Google search engine
Home Politike “Do dëgjoni tmerre të mëdha”, Spartak Ngjela del me deklaratë të fortë...

“Do dëgjoni tmerre të mëdha”, Spartak Ngjela del me deklaratë të fortë për politikanët shqiptarë, paralajmëron ndryshimin e madh

0
396

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se korrupsioni në nivele të larta do të marrë fund me ngritjen e institucioneve të drejtësisë së re.

Ngjela tha se “do dëgjohen tmerre të mëdha”, pasi ndërkombëtarët kanë hetuar politikanët shqiptarë dhe u kanë gjetur atyre paratë e fshehura në botë.

Ngjela tha:

“Janë të gjithë në hall, edhe maxhoranca është në hall. Nuk e drejtojmë ne reformën, akoma s’e keni marrë vesh. Rama lëvizi diçka por s’pati mundësi. PS e ka provuar njëherë të dalë kundër SHBA, në 90’, por u tërhoq.

Korrupsioni në nivele të larta do të marrë fund. Me këto ligje që kam parë unë, me kontrollin e gjyqësorit, merr fund. Kanë ikur të gjithë gjyqtarët, a e ke parë. Një përqindje do të mbetet, se nuk janë të gjithë të korruptuar.

Politikanët e korruptuar me këta gjyqtarë të korruptuar nuk mund të dënohen. Politikanët e korruptuar i kanë hetuar të tëra ata, ua kanë gjetur paratë, i dinë ku i kanë, do dëgjoni tmerre të mëdha. I kanë hetuar ndërkombëtarët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here