Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshmedhe shkaku ka qenë bllokimi i bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.
“Me muaj i ndjek kronikat e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për ardhmërinë e PSP-së. Shfrytëzojë rastin ta informoj opinionin se nuk do lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt me çka peng do të mbahet fati i PSP-së dhe integrimet evropiane të vendit tim”- deklaroi Katica Janeva.
Janeva deponoi dorëheqjen e cila do të aktivizohet në momentin kur partitë do të pajtohen për Ligjin për Prokurori Publike dhe të emërojnë pasardhësin e saj. Ajo e falënderoi ekipin e saj dhe tha se të gjithë duhet të jenë krenarë që PSP-ja u shndërrua në simbol të luftës pa kompromis kundër formave më të larta të kriminalitetit.
Paralelisht me deklaratën e saj para gazetarëve, kryeministri Zoran Zaev i bëri apel partive politike që të ulen në tryezën e bisedimeve për të vendosur për emrin që do të drejtojë Prokurime Speciale. Zaev theksoi se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht kërkesës së opozitës.