Bëri kërkesë për shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë e Shkodër, KQZ merr vendimin për Bindjen Demokratike

0
429

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot në orën 11:00, dy kërkesat ankimore të Partisë Bindja Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha Qendrat e Votimit të  Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe Bashkia Shkodër.

Bindja Demokratike ka ankimuar procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore ku ajo konkuroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie.

Anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj, ka dorëzuar dosjen në KQZ.

Bindja Demokratike shpreh dyshime se procesi u administrua keq. Ajo pretendon se pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here