Partizani i jep dorën e fundit përgatitjeve ndaj Karabakut, Trashi e Broëwn priten titullarë

0
375

Skuadra e Partizanit vijon me intensitet përgatitjet për përballjen e kthimit në Champions League ndaj Karabagut. Grupi është stërvitur i plotë nën drejtimin e trajnerit Franco Lerda dhe stafit të tij. Seanca e kësaj të shtune kishte përgjithësisht karakter tekniko taktik dhe është zhvilluar paradite në stadiumin e Kamzës. Gjendja fizike e lojtarëve rezulton optimale dhe të gjithë janë në dispozicion të tekniku Lerda. Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive, kjo falë edhe paraqitjes së mirë që ekipi dhuroi në përballjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Lorenc Trashi me shumë mundësi do të luajë titullar në vend të Mensah, ndërsa Brown mund të luajë si “pykë”, duke tërhequr Çinarin, ndërsa Mensah projektohet në stol. Këto janë vetëm lëvizjet paraprake, pasi deri në ditën e ndeshjen situata mund të ndryshojë, në varësi të formës që do të shfaqin futbollistët në stërvitje. Të kuqtë besojnë te kualifikimi, nisur edhe nga rezultati premtues i ndeshjes së parë të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, takim që përfundoi 1-1 dhe për këtë lojtarët e drejtuar nga italiani Ledra kanë shfaqur optimizëm gjatë seancave stërvitore. Ndërkohë ashtu siç e lajmëron dhe klubi, skuadra do të udhëtojë e plotë për sfidën e kthimit me Karabakun, pasi edhe mesfushori me tipare sulmuese, Jurgen Bardhi do të jetë gati, pasi e ka kaluar dëmtimin dhe pritet që të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Lerda në sfidën e kthimit ku do të guxohet fitorja dhe kualifikimi. Partizani debutoi mesditën e së mërkurës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, duke ndarë një barazim pa gola në sfidën përballë gjigantëve azerë të Qarabagut, rezultat i cili jep mundësinëqë Kampionët e Shqipërisë të ëndërrojnë për të kaluar në turin tjetër. Stafi drejtues dhe futbollistët e kuq janë të motivuar për ndeshjen në Azerbajxhan, ku do të synojnë kualifikimin për në turin tjetër. Ndeshja e kthimit mes Karabakut dhe Partizanit do të luhet më 17 korrik, ora 19:00, në stadiumin “Dalga Arena” të Bakusë. Në fakt, Karabaku i zhvillon gjithnjë ndeshjet në Kupat e Europës në stadiumin “Tofik Bahramov”, i cili ka një kapacitet prej 31.200 vendesh. Mirëpo, këtë herë është detyruar të bëjë një tjetër zgjedhje për impiantin, sepse në “Tofik Bahramov” do të zhvillohet një festival rinor që ka rëndësi të madhe në kryeqytetin azer. Kësisoj, është “Dalga Arena” që do të presë Karabak-Partizani, teksa bëhet fjalë për një stadium që është përuruar në vitin 2011 nga Sep Blater dhe Mishel Platini. Ky impiant modern ka një kapacitet prej 6500 vendesh dhe plotëson kriteret e UEFA-s, mirëpo në kushtet kur interesimi nga tifozët e Karabakut është shumë më i madh se kapaciteti i stadiumit, fakti që do të luhet në “Dalga Arena” nuk shikohet si diçka pozitive për skuadrën. Gjithsesi, bëhet fjalë për një impiant mjaft komod, që ka pritur në të kaluarën edhe ndeshje të Kombëtares azere. Në bazë të rregullores së UEFA-s për tifozët, në dispozicion të Partizanit do të ketë vetëm 350 bileta. Gjasat janë që një grup i vogël tifozësh të kuq të udhëtojnë të organizuar, ndërsa të tjerë do të ftohen nga klubi i kuq për të qenë bashkë në avionin çarter që do të niset nga Tirana në Baku më 16 korrik. Detajet e udhëtimit të “demave” do të publikohen nga klubi në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here