Google search engine
Home Politike “Katcifas nuk vdes kurrë”, merret vendimi pas ‘shpërthimit’ të aktorit të ‘Portokallisë...

“Katcifas nuk vdes kurrë”, merret vendimi pas ‘shpërthimit’ të aktorit të ‘Portokallisë për shkrimet antishqiptare në muret e Kalasë së Himarës

0
368

Janë marrë masat dhe janë fshirë shkrimet antishqiptare që ishin shkruar në në gjuhën greke në muret e kalasë së Himarës.Disa ditë pasi mediat bënë bujë me lajmin se shkrime si “Katcifas nuk vdes kurrë” dhe  “Himara është Greqi” ishin në muret e Kalasë së Himarës, Drejtoria Rajonale e Kulturës (DRKK) në Vlorë ka marrë masat. Denoncimi për këto shkrime u bë nga turistë të ndryshëm që vizitonin zonën.Madje aktori Florian Binaj i publikoi këto shkrime në rrjetet sociale ku shkruante se askush nuk ka reaguar për parullat të cilat janë bërë në kulmin e sezonit turistik. Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur që Tetorin e shkuar kur minoritari Konstandinos Kaçifas u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në Bularat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here